Ahmeti: Halimi po harron se nuk është kryesues partie, por i Kuvendit Komunal

Aktuale July 14, 2016 - 17:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka bërë një përshkrim të asaj së çfarë ka ndodhur sot gjatë Kuvendit Komunal, duke shprehur kështu pakënaqësi, lidhur me largimin nga mbledhja të Kryesuesit të Kuvendit Halim Halimi, transmeton “Zeri.info”.

Ahmeti e quajti të pa precedentë sjelljen e kryesuesit, Halim Halimi.

LEXO EDHE: Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Sot, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal asambleisti i AAK, Brahim Mehmetaj propozoi që në rend të dites te përfshihet diskutimi mbi ndërmarjet publike në Prishtinë duke marr parasysh gjendjen në të cilën janë.

Asambleistet e LDK dhe PDK nuk pranonin as diskutim dhe duke parë që me vota nuk mund ta ndalin këtë diskutim e lëshuan seancen.

Por ajo që ishte e paprecedent ishte sjellja e kryesuesit Halim Halimi i cili për 20 minuta nuk lejonte votimin për ta futur këtë pikë në rend të dites. Kur e pa që nuk mund ta ndal e lëshoi mbledhjen dhe pamundësoi kuorumin. Kryesuesi po harron që nuk është kryesues partie por i Kuvendit Komunal.

Me refuzimin që ta qet në votim propozimin e një asambleisti ka shkelur çdo parim të demokracisë. Me lëshimin e seancës ka shkelur çdo parim institucional e politik.