AAK: Demarkacioni kriter për viza, kërkesë e Kosovës, jo kusht i BE-së (Video)

Aktuale July 12, 2016 - 23:07

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu dyshon se kriteri i vënë nga Bashkimi Evropian që Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi para se të hiqen vizat, është kërkesë e krerëve të shtetit dhe jo kusht i drejtpërdrejtë i BE-së.

“Çështja e kushtëzimit të Kosovës për liberalizim të vizave, është një kushtëzim që nuk i ka ndodhur asnjë vendi për tu futur në BE. Unë dyshoj që kjo ka ardhur si kusht i Evropës, më tepër ka qenë kërkesë e nënshkruesve të kësaj marrëveshje për tu hedh hi syve të qytetarëve”, ka deklaruar deputetja Haxhiu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ajo ka thënë se marrëveshja e demarkacionit i shkakton dëme vendit, prandaj Republika e Kosovës nuk e ka komoditetin t’i falë tokë askujt, prandaj nuk duhet të luhet me ndjenja të popullit.

LEXO EDHE: Shqiptaro-amerikanët u kërkojnë deputetëve të mos votojnë Demarkacionin

Deklaratën e ndihmës sekretares amerikane Victoria Nulad, e cila thotë se demarkacioni duhet të ratifikohet deri në vjeshtë, Haxhiu nuk e sheh si kushtëzim.

Ajo ka thënë se deputetët e AAK-së dhe NISMA-s do të jenë në Kuvend vetëm atëherë kur të dërgohet marrëveshje e demarkacionit.

Haxhiu flet edhe për rrezikimin e mandateve të deputetëve të këtyre dy subjekteve duke thënë se do të ndihej krenare po ta humbiste mandatin vetëm që kjo marrëveshje të mos kalojë.

“Derisa nuk hiqet nga tavolina çështja e demarkacionit, ne nuk do të kthehemi në Kuvend. Dëmi më i vogël është në qoftë se deputeti e humbë mandatin karshi dëmit që po i bëhet Republikës së Kosovës nga kjo marrëveshje.