Shqiptaro-amerikanët u kërkojnë deputetëve të mos votojnë Demarkacionin

Aktuale July 12, 2016 - 22:17

Shqiptarët e Amerikës janë bërë bashkë me një kërkesë për politikanët e Kosovës

13 shoqata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u janë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të mos votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan lajmi.net

“Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrëveshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare”, thuhet në këtë letër.

Ata kanë sugjeruar politikanët e shtetit të Kosovë që t’i lënë anash politikat ditore dhe të tregohen sa më vigjilent rreth kësaj çështjeje.

Letra e plotë:

Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht këtë letër dhe kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.

LEXO EDHE: Ligji për Investime rrezikon koalicionin qeverisës (VIDEO)

Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.

Me respekt,

Shoqata Rugova

Federata Pan Shqiptare VATRA

Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

Batalioni Atlantiku

Këshilli Shqiptaro Amerikan

Shoqata Malësia e Madhe

Fondacioni Plavë e Guci

Shoqata Atdhetare Dibra

Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit

Shoqata Peja

Shoqata Drenica

Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT

12 Korrik, 2016, New York