Porosia Britanike për demarkacionin

Aktuale July 12, 2016 - 11:35

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë një takimi që kishin sot kanë diskutuar edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

LEXO EDHE: E konfirmon Qeveria: Marrëveshja për Demarkacionin këtë javë në Kuvend

Pas takimit të mbajtur, ambasadori O’Connell tha se sa i përket çështjes së demarkacionit duhet të shihen faktet ku ka kërkuar nga qeveria që të organizoj debat publik, siç tha ai, në të mirë të qytetarëve. 

“Duke folur për demarkacionin do t’i lus qytetarët e Kosovës që të bëjnë vetëm një gjë, të konsiderojnë çështjen në bazë të fakteve. Kemi parë se çfarë po ndodh në Evropë nëse debatet zhvillohen për shkak të thashethemeve ose të gënjeshtrave. Ju lutem, kjo është një çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Gjithashtu ka qenë kusht për liberalizimin e vizave por në thelb është një çështje bilaterale. Por, ju lutem mendoni çka ka ndodhur, lexoni faktet. Do ta lus edhe Qeverinë që të bëj një debat publik dhe ti furnizoj qytetarët me fakte në imtësi se çfarë ka ndodhur, por mendoj se mund të ndjehet shumë më mirë për një njeri që e mendon ai e mbron Republikën, ai e mbron tokën e Kosovës, por ju lutem para se të vazhdojmë në këtë drejtim mendoni se çfarë në fakt ka ndodhur", ka dekalruar O'connell.  /ZËRI/