Tryeza për demarkacionin e 'mbyllë' Murat Mehën (Video)

Aktuale July 11, 2016 - 20:56

Ndonëse është i bindur se nuk ka negociuar marrëveshje të dëmshme për vendin, Murat Meha, ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë për publikun.  

Për tri ditë radhazi, Tribuna Channel ka provuar të  marrë një përgjigje nga Meha për të ditur nëse  do të marrë pjesë në tryezën e iniciuar nga deputeti Shpejtim Bulliqi, mirëpo kontaki me të ka qenë i pamundur.

LEXO EDHE: Opozita jep arsyet se pse Nuland nuk i takoi ata (VIDEO)

Kësisoj, ende nuk dihet nëse ai dhe anëtaret tjerë të komisionit qeveritar të cilët e kanë bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të përballen me profesor dhe ekspert tjerë universitarë të cilët po pretendojnë se Kosova humbët mbi 8 mijë hektar në bazë të marrëveshjes se nënshkruar në fund të gushtit të vitit të kaluar në Vjenë.