Opozita jep arsyet se pse Nuland nuk i takoi ata (VIDEO)

Aktuale July 11, 2016 - 20:40

Erdhi për vizitë në Kosovë dhe takoi liderët institucional, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Mirëpo, në agjendën e ndihmës sekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland nuk ishte takimi me opozitën.

Ky anashkalim nuk është shqetësues për Vetëvendosjes. Bile supozojnë edhe arsyen pse nuk Viktoria Nuland nuk u takua me ta.

Kurse në AAK mendojnë më ndryshe, ashtu sikurse te Nisma që kërkojnë se dikush duhet të sqaroj këtë çështje.

Edhe Albulena Haxhiu, thotë se fokusi kryesor i vizitës së saj ishte luftimi i korrupsionit.

LEXO EDHE: Dy vëllezërit kosovarë këshillojnë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes (Foto)

Ndërsa shton se ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, nuk bëri presion për demarkacionin me Malin e Zi.

Qëndrim të njëjtë kanë edhe në partinë e Ramush Haradinajt.

Pavarësish kësaj të tria partitë opozitare, përsëriten qëndrimin se do të kundërshtojnë në çdo formë Marrëveshjen e Demarkacionit për Kufirin me Malin e Zi, marrëveshje e cila pritet që të mërkurën të procedohet në Kuvend nga ana e Qeverisë. /KlanKosova/