Dhurata Hoxha e nominuar si ministre e drejtësisë nga PDK

Aktuale July 11, 2016 - 11:14

Ministri i deritanishëm Hajredin Kuqi ka prezantuar nominaturën për Ministri të Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Kuqi ka thënë se Hoxha i plotëson të gjitha kriteret për ministre, shkruan “Zeri.info”.

Ai thotë se nominimi aktual i Hoxhës është mese i drejt. Kandidatja është e nominuar për këtë ministri. Kuqi ka vlerësuar lart të arriturat e saj.

Me këtë rast Dhurata Hoxha ka thënë se do ta luftoj rrugën kundër korrupsionit.

LEXO EDHE: Dhurata do të udhëheqë drejtësinë kosovare

“ Falënderoj të gjithë anëtarët e PDK-së veçanërisht kryetarit. Mendoj që do ta vazhdoj rrugëtimin e ministrit paraprak. Unë do ta luftoj rrugën kundër korrupsion dhe të vihemi në këtë të drejt. Edhe sektori i drejtësisë ka nevojë për rishikim. Kuqi ka qenë transparent me mediat por premtoj që edhe unë do të jem dhe do ti përkrahi”, ka thënë ajo.

Kuqi ndër të tjera tha se është biseduar edhe me kabinetin qeveritar për nominimin e Hoxhës./Zeri/

Image
Image