Ja pse liderët që u takuan me Nuland nuk mbajtën kravata (Foto)

Aktuale July 11, 2016 - 08:19

Diplomatja amerikane Victoria Nuland qëndroi dje për vizitë në Kosovë e Shqipëri ku u takua me liderët e dy shteteve.

Por pothuajse në të gjitha takimet që Nuland pati me zyrtarët kosovarë e shqiptarë, këta të fundit nuk mbajtën kravata, shkruan lajmi.net

Diplomatja amerikane në Kosovë u takua me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ka qenë vetëm Mustafa që kishte vendosur kravatë, ndërkaq Thaçi e Veseli jo.

Njësoj ka ndodhur edhe në Shqipëri. Nuland është takuar me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili u pa, pa kravatë.

LEXO EDHE: Gjykata në veri, nga janari 2017

Njësoj u shfaq edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, por këtij të fundit zyrtarja e lartë amerikane ia lëshoi një batutë.

“E paske marrë memon për të mos veshur kravatë!”, i ka thënë Nuland, Bashës.

Duket se të gjithë liderët ishin porositur nga ambasada amerikane në Prishtinë e Tiranë që të mos mbanin kravata.

Kjo, sepse Basha gjatë përshëndetjes me ambasadorin Donald Lu, e falënderoi për këtë porosi.

Kravata nuk mbajtën as vetë ambasadorët Greg Delawie në Prishtinë e Donald Lu në Tiranë.

Image
Image
Image
Image