Elvana Shala në forumin global të diplomatëve të rinj

Aktuale July 10, 2016 - 12:11

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për  në  Londër me ftesë të Forumit Diplomatik Global ku do të përfaqësoj Kosovën  në Forumin Global të  Diplomatëve të Rinjë, me pjesëmarrjen e 44 shteteve të ndryshme botërore.

Forumi Global i Diplomatëve të Rinjë që nis punimet zyrtarisht nesër, do të trajtoj temat mbi diplomacinë e shek. 21, me theks të vecantë diplomacinë publike, diplomacinë parlamentare, të ardhmen e Bashkimit Evropian, reformat e OKB-se etj. Ambasadorja Shala në kete forum do të flas për reformat e OKB-së dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pergjatë javës së forumit secili pjesëmarres do të zhvilloj takime me Ambasadoret e vendeve të ndryshme në Londër si dhe do të priten për vizitë nga krerët e institucioneve politike dhe kulturore në Londër.

Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë forum është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.