Mercedesi nga Tetova ngec në plazhin e Dhërmiut (FOTO)

Aktuale June 27, 2016 - 12:21

Temperaturat e nxehta të këtyrë ditëve qershori, kanë çuar drejt plazheve shumë pushues, veçanërisht në fundjavë. Por me sa duket, përveçse të pushojnë e të shijojnë bukuritë e natyrës, shqiptarëve u pëlqen edhe të eksperimentojmë.

Fotot që vijnë në “Opinion.al”, janë realizuar sot në plazhin e Dhërmiut, në zonën përpara Havanës, ku një Mercedes me targa të Tetovës ka sfiduar gurët e plazhit duke hyrë në zonën ku qëndrojnë pushuesit.

LEXO EDHE: Deputetet e opozitës caktojnë vijën kufitare me Malin e Zi

Nuk dimë nëse ky pushues ka dashur të tërheqë vëmendjen apo thjesht të provojë performancën e makinës së tij, por është e sigurt që i ka shqetësuar ata pushues, që kërkojnë relaksin dhe qetësinë buzë detit.

Image
Image