Gjykata kalon kohën ligjore për rastin e depërtimit të dy aktivistëve të VV

Aktuale June 27, 2016 - 11:08

Lëvizja Vetëvendosje sot ka paralajmëruar një konferencë për media lidhur me rastin e depërtimit të aktivistëve të saj për në Shqipëri.

Zyrtarë për informim të Lëvizjes  Vetëvendosje thanë për lajmi.net se bëhet fjalë për skadimin e kohës ligjore për lëndën të cilën e kanë paraqit për rastin e depërtimit të sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë Boiken Abazit, dhe aktivistit tjetër nga Shqipëria, Arbër Zaimi.

Ata thanë se Gjykata ka kaluar afatin ligjor prej 60 ditëve për lëndën.

LEXO EDHE: Azem Syla: Ke afat 48 orë me ma shitë tokën, ndryshe e sheh kush jam unë!

Konferenca lidhur me këtë çështje do të mbahet sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, si dhe është paralajmëruar që në këtë konferencë do të jetë edhe deputetja, Aida Dërguti.