Karikaturat që paraqesin qartë pështjellimin që solli Brexit (Foto)

Aktuale June 27, 2016 - 08:25
Votimi në referendum i britanikëve për të dalë nga BE-ja, ka bërë që e tërë Evropa të mbetet e stepur deh të presë se çfarë do të ndodhë në vazhdim, raporton lajmi.net.

Por ndryshe nga të tjerët, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk ka vend për panik dhe se të gjithë do të respektojnë vendimin e referendumit.

Ajo ka thënë se nuk ka nevojë të ngutet që Britania e Madhe t’i largohet bllokut edhe pse tashmë bisedimet ndërmjet Brukselit dhe Londrës nuk duhet të zgjasin pafund.

Kjo pasi edhe për të dalë nga BE-ja, duhen negociata që nuk do të jenë as të lehta e as të shkurtra.

Ndërkohë, presidenti francez ka deklaruar se Parisi e Berlini kanë planin e tyre pas daljes së Britanisë së Madhe, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër, tashmë shumë media britanike po raportojnë për zhgënjimin që ka kapluar vendin pas votimit për të dalë nga BE-ja. Ata që më shumë kanë reaguar kundër janë të rinjtë të cilët akuzojnë të vjetrit se nuk ia kanë idenë se pse kanë votuar për të dalë nga BE-ja.

Për më keq, raportimet e fundit flasin për një rritje të urrejtjes kundër të huajve dhe emigrantëve.

Gjithashtu kjo dalje e Britanisë pritet të ketë efekte të forta sidomos në asketin ekonomik.

Sidoqoftë, një shpjegim interesant për daljen e Britanisë nga BE-ja, për dhe kundër, e kanë dhënë edhe karikaturistët me idetë e tyre nëpërmjet karikaturave.

Në fakt, karikaturat, disa prej të cilave i sjell lajmi.net,pasyqrojnë edhe qëndrimet editoriale të medieve të cilat disa e kanë mbështetur daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja e disa janë deklaruar kundër. /lajmi.net

20151212_BRD001_facebook 20-1 20160604_BRD001_0 3470 CcqBPpiXIAAiLVo Brexit migrant at sea 056D78A4-0900-4527-9717-7F6BDD009EE0-714x524 CeikqDNWAAAsplZ 770-cover-image - Copy - Copy brexit2a - Copy - Copy UK-Closed-for-Business - Copy (2) 1466746038_1 - Copy (2) AAEAAQAAAAAAAAXPAAAAJDJjMjY2YTJhLWY3MTMtNDUxOS04YTVhLWFiODc0ZTliYjkzNQ - Copy (2) 61995014-95B6BECF9F180EBC773F8837449429ED - Copy (2) brexit3 - Copy (2) Brexit-11-650 - Copy (2)