Aderime të reja në AKR

Aktuale June 26, 2016 - 20:10

Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit sot në Drenas i janë bashkuar 150 të rinj.

"Sot në Drenas Aleancës Kosova e Re, iu bashkuan 150 të rinj me shumë vullnet dhe përgatitje që përmes AKR-së të sjellin progresin shoqëror në Kosovë", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga AKR.

Të rinjtë janë pritur nga koordinatori i i AKR'së në Drenas, Durim Neziri, koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi, ish-ministri Ismet Mulaj, dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

LEXO EDHE: Gruaja e ish-luftëtarit as me master s’mund të punësohet!

Ata kanë vlerësuar lartë vendimin e të rinjve për t'iu bashkuar AKR'së dhe u zotuan që të gjithë së bashku do të punojnë për një Kosovë të zhvilluar.

Ditëve në vijim priten edhe shumë aderime të reja në AKR, ka paralajmëruar partia.