Gruaja e ish-luftëtarit as me master s’mund të punësohet!

Aktuale June 26, 2016 - 19:52

 Agim Jashari, ish -luftëtar në Zonën e Shalës “Brigada 142”, është kthyer nga Gjermania dhe është inkuadruar në UÇK. Ai tregon se asnjëherë që kur ka përfunduar lufta nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Ai jeton me djalin dhe gruan, por ne xhepin e tij nuk ka asnjë cent, shkruan "Zeri.info".

Jashari thotë se ka provuar të punësohet por nuk ia ka dalë. Madje as gruaja e tij që ka gradën magjistër i shkencave teknike është e papunë. “Sikuse mua sikurse gruan na kanë refuzuar në konkurse”, thotë Jashari duke treguar se si ish -luftëtarë s’është marrë asnjëherë parasysh për punësim. Ai tregon se të birin shembullor në shkollë mezi ia ka dal ta dërgojë deri në klasën e nëntë që sapo ka përfunduar.

Të vetmen mbështetje kur mbetet keq thotë se e ka nga miqtë dhe të afërmit. Por, për të mbush sofrën me bukë dhe Jashari thotë se deri tri-katër dyqane është në borxh.

“Ndryshe s’kam si mbijetoj, nëpër dyqane me marrë ushqim veresi duhet derisa del dikush më qon ndonjë shok apo motra i laj kapak. Pra, me vështirësi dhe për ushqim ia dalim”. Në Mitrovicë ai thotë se është vështirë të gjesh edhe punë të rëndomtë. Shprehet i dëshpëruar. “Jetoj në një shtëpi bashkë me vëllan unë në katin e parë një dhomë me një kuzhinë”.

LEXO EDHE: Ish luftëtari pa bukë e kripë në sofër (FOTO)

Jashari thotë se tre nga ish luftëtarët që kanë bërë vetëvrasje pas luftës i kishte njohur gjatë luftës. “I kam njohur mirë, krejt prej gjendjes sociale kanë bërë vetëvrasje prej problemeve janë ardhë në këtë gjendje, i kam njohur gjatë luftës, dhe pas kur i kam takuar kanë pasur keq punët, janë ankuar s’po mund t’ia qesim në krye qka të bëjmë, spo dimë qka të bëjmë. Njeriu se bënë vetvrasjen me plan, por prej nervozes, lodhjes është nënqmim dëgjon njerëz që s’kanë qenë as në luftë, as s’kanë pas lidhje me luftë sot marrin pension veterani...”

Grupi i tij në luftë përbëhej nga 15 veta. “Pesë nga ta janë vrarë, dhjetë jemi, dy kanë marrë status dhe tetë të tjerë s’kemi marrë. As unë, kam bërë ankesë tash e 14 muaj dhe nuk kam përgjigje”, thotë Jashari. Ai tregon se si është kryer lufta është regjistruar qdo vit dhe ka paguar kartelen 12 euro në vit ku ka figuruar si ish ushtar, shkruan "Zeri.info".

Për të bërë ankesën Jashari madje tregon se i është dashur të marrë borxh të holla nga shokët për rrugën apo ta dërgojë ndonjë shok me veturë në prishtinë , ndryshe thotë nuk do të kishte arritur ta bënte as ankesën. Teksa flet nuk e ndal cigaren, shokët ia paguajnë siq shprehet ta “mbys zhgënjimin”./Zeri/

Kush do që ka mundësi t’i ndihmojë kësaj familjeje mund të kontaktojë në këtë numër: 049443654