Limaj: Kuvendi i Nismës model që i mungonte skenës politike

Aktuale June 26, 2016 - 19:15

Kryetari i rizgjedhur i Nisma Për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar delegatët e partisë së tij, të cilët e votuan atë në krye të Nismës.

Ai ka thënë se do t’i shërbejë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet familjes socialdemokrate. Këto komente Limaj i bëri në një postim në llogarinë e tij “facebook”, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Prishtinën e mbulon bërlloku (FOTO)

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Mirënjohje e thellë për të gjithë socialdemokratët e NISMA-së.

I falënderoj me respekt të gjithë delegatët e NISMA për Kosovën, që morën pjesë në Kuvendin e parë Zgjedhor, e që në fakt ishte një Kuvend model që i mungonte skenës sonë politike. Ky Kuvend na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Nismën.

Falënderim nga zemra për të gjithë delegatët që përfaqësonin zërin e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Nismës, e të cilët më dhanë besimin e tyre për kryetar të NISMA për Kosovën.

Për mua është një arsye më shumë për t’i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate, me ndershmëri, përkushtim e dinjitet.