Thaçi: EULEX do të ketë mision mbikëqyrës dhe këshillues

Aktuale June 17, 2016 - 21:00

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se EULEX’i do të ketë mision mbikëqyrës dhe këshillues dhe se do të fuqizohen institucionet vendore. Ai e ka bërë këtë deklarim gjatë vizitës që po e bën në Romë e në Vatikan.

“Mendoj se gjithçka është e specifikuar në letërkëmbimin në mes meje dhe zonjës Mogherini e në të njëjtën kohë edhe në draftligjin që është prezentuar në Kuvendin e Kosovës ku fuqizohet roli i institucioneve vendore dhe merret një rol më mbikëqyrës, më këshillues prej autoriteteve të misionit të EULEX’it. Ne duhet të punojmë të gjithë që EULEX’i të ketë një përmbyllje të suksesshme të misionit sepse dështimi i EULEX’it nuk nënkupton sukses për Kosovën, përkundrazi. Prandaj mendoj se duhet ky partneritet i qëndrueshëm mes institucioneve vendore dhe të Bashkimie Europian që do të nënkuptonte edhe një qartësim të pozicioneve tona por edhe një qartësim të pozicionit tonë për të ardhmen auropiane”, tha Thaçi.