Kuvendi miratoi projektligjin për EULEX-in

Aktuale June 17, 2016 - 18:38

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Ky projektligj në lexim të dytë është miratuar me 79 vota për dhe asnjë kundër, në seancën e re që u mbajt sot pasdite.

Ndërsa në mesdite është miratuar në lexim të parë. /ZËRI