EULEX zyrtarisht edhe dy vjet në Kosovë

Aktuale June 17, 2016 - 15:26

Misioni i EULEX-it do të jetë në Kosovë edhe dy vitet e ardhshme.

Këtë vendim e ka marrë Kuvendi i Kosovës me 84 vota për dhe 6 kundër. Kështu deputetët kanë miratuar miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për vazhdimin e mandatit të Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Image

Tani është duke u shqyrtuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë te bëjnë me mandatin e EULEX-it

Image

Është miratuar në lexim të parë edhe projektligji përplotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it. Për ishin 84 deputetë, ndërsa 5 ishin kundër. Tani duhet të mblidhet komisioni për legjislacion për ta shqyrtuar këtë projektligj dhe për ta proceduar për miratim në lexim të dytë në Kuvend.