Hajredin Kuçi dërgon Kuvendin në pauzë

Aktuale June 17, 2016 - 12:20

Edhe pse deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan shmangen e rregullores, që ti hapin rrugë votimit të projektligjeve të EULEX-it, seanca parlamentare u ndërpre për pak minuta, pasi në sallë nuk ishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Mos prania e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi për të arsyetuar dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka bërë që seanca të shkoj në pauzë 15 minuta. Seanca e sotme ka filluar me 30 minuta vonesë.