Topalli: EULEX-i mision i dështuar, e cënon sovranitetin e Kosovës

Aktuale June 16, 2016 - 19:28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, e ka cilësuar si të dështuar misionin e Bashkimit Europian në Kosovë “EULEX”-in.

Në një debat në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, përballë kolegut të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, Topalli u shpreh se sovraniteti i vendit cenohet nga veprimtaria e këtij misioni për sundim të ligjit në Kosovë.

“Kosova është shtet i pavarur prej vitit 2008, misioni i EULEX-it në Kosovë është një mision i dështuar. Në fillim të këtij misioni është thënë që do të ndiqen peshqit e mëdhenj. Ky mision asnjëherë nuk i kapi peshqit e mëdhenj. Është një ndër misionet më të shtrenjta jashtë BE-së, i ka kushtuar 1 miliardë e 200 milionë.

“Kosova është një vend sovran e përmes këtij misioni ky sovranitet cungohet. Këto që ka bërë EULEX-i në Kosovë janë shumë pak me ato që janë premtuar në fillim, edhe raporti i progresit për vite me radhë është kritikuar vazhdimisht gjyqësorin, pra nuk kemi ndonjë përparim”, ka konstatuar deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli.