Lidhja e Historianëve të Kosovës në Deçan kërkon dorëheqjen e kryetares Arta Rama-Hajrizi

Aktuale June 16, 2016 - 17:47

Shkodran Imeraj, nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar reflektim  të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëheqjen e kryetares Arta Rama-Hajrizi.

Në një reagim të tij ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është vendimin anti-ligjore, ngase sipas tij fuqizon dhe e bënë të zbatueshëm vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës se Veçantë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, raporton "zeri.info".

Vendim ky i cili ai thotë se buron nga marrëveshja anti-ligjore në mes të UNMIK-ut, që përfaqësohet nga Ernest Qopke dhe Igumani i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, marrëveshje kjo që ai thekson se thirret në kontratën për falje të vitit 1997, kontratë kjo e nxjerrë në kohën e regjimit të Millosheviçit.

Më poshtë e keni reagimin e plotë:

KËRKOJ REFLEKTIM TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE DORËHEQJEN E KRYETARES ARTA RAMA-HAJRIZI

Qytetarët e Deçanit sot për herë të dytë i thanë jo zbatimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës në lidhje me faljen e pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është vendimin anti ligjore, ngase fuqizon dhe benë të zbatueshëm vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës se Veçantë të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, vendim ky i cili buron nga marrëveshja anti ligjore në mes të UNMIK-ut, që përfaqësohet nga Ernest Qopke dhe Igumani i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, marrëveshje kjo që thirret në kontratën për falje të vitit 1997, kontratë kjo e nxjerrë në kohën e regjimit të Millosheviçit.

Ky vendim, nuk duhet të pranohet ngase :

- Është e pa pranueshme se si Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës merr në shqyrtim ankesën e Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, i cili nuk i pranon i pranon institucionet e Republikës se Kosovës.

- Është e pra pranueshme që Gjykate e Republikës se Kosovës, pas shumë odiseve të këtij procesi kontestues në mes të Komunës se Deçanit dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, jetëson vendimet e kohës se masave të dhunshme të periudhës 1990-1999.

- Igumeni i Manastirit të Deçanit, ka qenë kundërshtuesi me i madh i pranit të Republikës se Kosovës në UNESCO.

- Drejtuesit e Manastirit të Deçanit kanë shkelur rregulloret e UNESCO-së me rastin e ndërtimeve që i ka bërë në afërsi të objektit të Manastirit.

- Drejtuesit e Manastirit të Deçanit kanë shkelur Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe Planin e Presidentit Ahtisari, me rastin e ndërtimit të Hidrocentralit në afërsi prej 300 metra nga objekti mesjetari i Manastirit të Deçanit.

Për hire të dinjitetit njerëzor, profesional e kombëtare, Arta Rama-Hajrizi, duhet të jap dorëheqje nga detyra e Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ngase nuk ka me autoritet e kredibilitet që të drejtoj këtë gjykatë sepse ajo ka legalizuar vendimet e kohës se regjimit të Millosheviçit.

Zgjidhja e vetme dhe e pranueshme është se pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, kanë qenë, janë dhe duhet të jenë prona të qytetarëve të Deçanit.

Ato janë ndërtuar me djersën e prindërve tonë dhe si të tilla duhet të kthehen në asete të Komunës se Deçanit.