Komisioni miraton dy projektligjet për EULEX-in

Aktuale June 16, 2016 - 17:15

Komisioni për Legjislacion po mban mbledhje në të cilën po shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së si dhe për shqyrtimin e projektligjin për ndryshimet e ligjeve për EULEX-in, shkruan “Zeri.info”.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu, ka kritikuar procedurat se si janë sjellë këto projektligje.

Ajo gjithashtu ka dhënë kritika për misionin e EULEX-it.

Komisioni për legjislacion ka miratuar këto dy projektligje.

Kundër ishte vetëm deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. /Zëri/