VV do të votojë kundër mandatit të EULEX-it

Aktuale June 16, 2016 - 13:18

Marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Lëvizja Vetëvendosje do ta votoj kundër.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, i cili e ka kundërshtuar mënyrën se si ka ardhur kjo çështje për votim në Kuvend.

LEXO EDHE: Dy projektligjet për EULEX-in futen në rend dite

“Ne nuk pajtohemi me këtë plotësim të rendit të ditës dhe marrëveshja ndërmjet LDK dhe PDK është arrogante dhe e papranueshme. Unë mendoj se duhet të shqyrtohet përpara që komisioni të ketë kohën e mjaftueshme dhe të vijë në procedura të diskutimit. Ndërkaq marrëveshja thotë se komisioni do të mblidhet qaty si shpejt e shpejt dhe të përfundoj punën. Ne do të votojmë kundër”, ka deklaruar Konjufca. /lajmi.net/