EULEX-i futet në rend dite

Aktuale June 16, 2016 - 13:17

Me 70 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar për shmangie dhe kanë futur në rend dite dy pika të rendit të ditës, që kanë të bëjnë për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka propozuar që në rend dite të futen dy pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me BE-në për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe ndryshimin e ligjeve të nevojshme për këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: EULEX, në rrethana të jashtëzakonshme mund të iniciojë raste të reja

Këtë propozim e ka përkrahur edhe grupi parlamentar i PDK-së.

Adem Grabovci tha se PDK përkrahë që të futen këto pika në rend dite, ndërkaq VV e kundërshtoi këtë.