Deputetët pajisen me projektligjin për EULEX-in (Foto)

Aktuale June 16, 2016 - 12:49

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e seancës plenare u është shpërndarë projektligji për marrëveshjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, raporton “zeri.info”.

Image

Edhe pse në njoftimin e Kuvendit të Kosovës që gjatë ditës së djeshme i është dërguar mediave, EULEX-i nuk ishte si pikë e rendit të ditës gjatë seancës së sotme, kjo gjë ndodhi sot, ku deputetët u pajisën me këtë projektligj, por që akoma nuk dihet se kur do të ratifikohet ky projektligj, në seancën e sotme apo në ditët në vijim, raporton “zeri.info”.

Image

Ndryshe, me ratifikimin e këtij projektligji, zgjatja e mandatit i EULEX-it në Kosovë bëhet e plotfuqishme deri më 15 qershor 2018.

Image
Image
Image
Image
Image