Reuters: Mospajtime të mëdha mes Kosovës dhe BE-së për EULEX-in

Aktuale June 15, 2016 - 18:34

Të gjitha raste gjyqësore në Kosovë të trajtuara nga prokurorët dhe gjyqtarët e Bashkimit Evropian u pezulluan të mërkurën, pasi vendi Kosova ka dështuar për të zgjatur mandatin e tyre për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me rolin e misionit ligjor të BE-së “EULEX”.

Kështu thuhet në një shkrim të publikuar nga Reuters, lidhur me mandatin e EULEX-it.

Sipas Reuters, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, thuhet se BE dhe Kosova kanë mosmarrëveshje lidhur me rolin këtij misioni. Përderisa autoritetet kosovare dëshirojnë që ky mision të ketë vetëm rol monitorues, BE kërkojnë që EULEX të vazhdojë punën në fushën e hetimeve dhe trajtimit të rasteve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, misionit të EULEX-it i është vazhduar mandati edhe për 2 vjet, deri në qershor të vitit 2018. Por kjo çështje duhet të marr edhe miratimin e Kuvendit gjatë seancës që pritet të mbahet të enjten.