Sali Berisha: Rama shet Rroshin për të mbrojtur veten prej përgjimeve

Aktuale June 14, 2016 - 21:47

Ish- kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman “hoqi” dorë nga mbrojtja e Elvis Rroshit pasi kërkon të shpëtojë veten nga përgjimet që janë kryer prej tij.

Shkrimi i Sali Berishës

Te dashur miq, Edvin Shullazi shiti sot ne menyre spektakolare Ervin/Elvis Rroshin, kriminelin e tij te dobishem qe vetem tre muaj me pare, tre ore pasi pa u tha boja e vizites shume te rendesishme te sekretarit te shtetit John Kerry, i cili do te pergezonte Shqiperine per ligjin e dekriminalizimit, Edi Rama do turrej ne Kavaje e do dilte triumfator dhe krenar me Elvis/Ervinin e tij, si per ti thene sekretarit te shtetit se ajo qe thate per dekriminalizimin per mua nuk ka vlere apo vlen me pak sesa Rroshi, i cili eshte dhe simboli im i suksesit, ose per ti thene Rroshit dhe shqiptareve mos gaboni te kujtoni se Rroshi eshte nje kriminel, ose po menduat keshtu mos harroni se ai eshte krimineli im i dobishem!

Per ironi te fatit te zi te Ervin/Elvis/Enver... Rroshi, sot perseri, fiks tre ore pas vizites shume te rendesishme te ministrit te puneve te jashtme te Gjermanise, Shtajnmaier, Edi Rama, ne vend se ti premtonte mikut te shquar votimin sipas Venecias te reformes ne drejtesi, do te dilte ne media perseri per Rroshin e tij por kesaj rradhe per ta shitur ate dhe mbrojtur menderen e tij.

Keshtu, per kriminelin e tij te dobishem Rroshi, Rama tha se: "“Nuk kam asnjë koment sepse nuk bëj pjesë tek ata që kur nuk i pëlqen për arsye politike apo të tjera diçka, përdor politikisht pozicionin e tyre për të sulmuar. Por nënvizoj që çështja duhet të zbardhet me drejtësi dhe përgjegjësi të plotë, ashtu siç kam thënë edhe për çështjet e tjera". Por kur erdhi puna per menderen e tij ne aferen e skandalit te pergjimit banditesk te Presidentiti te Republikes dhe kundershtareve politik me urdher te tij, Edi Rama ishte tani krejt tjeter. Keshtu, per pezullimin nga detyra nga gjykata te mercenarit te tij Çako dhe arrestimin e dy krimineleve te dobishem me uniforme te tij, Rama tha:

"Ne nuk mund të heshtim kur shikojmë ndodhira që kapërcejnë kufinjtë e arsyes siç është ndodhia me drejtorin e Policisë së Shtetit, i pezulluar pa prova e fakte, apo me dy drejtuesit e tjerë. Besoj se nuk kam asnjë ekuivok. Unë jam gjithmonë fuqimisht me gjithë zemër në mbështetje të çdo kujt dhe sigurisht në radhë të parë të çdo anëtari apo anëtareje të familjes tonë deri në momentin që ata kanë diçka për të provuar diçka para drejtësisë”.

Me kete rast dua ti them Edvin Kristaq Rames se oficeret mercenar jane ndeshkuar nga drejtesia per faj tendin dhe se meshira dhe vllazeria jote per ta, ne te vetertet eshte identike me ate qe ndjen per Rroshin por je i detyruar ti mbrosh ata se nje dite mund ti zevendesosh ne qeli per krimin e shemtuar qe ke konsumuar me pergjimin e Presidentit te Republikes, kryetarit te opozites, diplomateve te huaj, kundershtarve politik te tjere, artisteve gazetareve, analisteve madje dhe qindra qytetareve te thjeshte!