Dështon seanca për vazhdimin e mandatit të EULEX'it

Aktuale June 14, 2016 - 19:23

Këtë të martë është paralajmëruar se do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e mandatit të misionit ndërkombëtar – EULEX.

Por një mbledhje e tillë ka dështuar që të mbahet. Për këtë Kryesia e Kuvendit ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë shkruar të parët aty.

Sot gjatë ditës janë zhvilluar disa takime, ky në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, për të diskutuar për këtë çështje kanë shkuar, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por edhe ndërkombëtarët janë angazhuar për këtë. Ka qenë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar që ka marrë pjesë në këto takime.

E dështimin e mbajtjes së mbledhjes së kuvendit e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.