Nikoliq falënderon Rumaninë për mosnjohjen e Kosovës

Aktuale June 14, 2016 - 16:47

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka pritur sot ambasadorin në largim të Rumanisë nga Beogradi, Danijel Banu.

Me këtë rast, i pari i shtetit fqinj ka falenderuar Bukureshtin që nuk po e pranon Kosovën.

“Fakti se Rumania po qëndron fuqishëm në pozitën e mosnjohjes së të ashtuquajturës ‘Kosova’ dhe e dhëna tjetër se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona është gati 1 miliard euro, vetëm sa e vërteton edhe më fort rëndësinë e madhe që Rumania ka për Serbinë”, ka thënë Nikoliq, transmeton Novosti, përcjellë Klan Kosova. “Qëndrimi i Rumanisë karshi cështjes së Kosovës e Metohisë vlerësohet shumë nga Serbia”.

Edhe ambasadori në largim Banu ka thënë se Rumania nuk e ka ndërmend të ndryshojë qasje për Kosovën, ndërsa ka konfirmuar që Serbia është partneri më i rëndësishëm rajonal i shtetit të tij.