Çështja e EULEX -it e dërgon Mustafën në Presidencë

Aktuale June 14, 2016 - 11:32

Kryeministri Isa Mustafa është duke mbajtur takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ky takim po zhvillohet në Presidencë.

Klan Kosova merr vesh se shkak për takimin Thaçi-Mustafa është mandati i EULEX-it.

Për këtë të fundit edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:15, takim ky ku në të cilin të caktohet seanca parlamentare për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Të hënën, në një mbledhje të Qeverisë që u mbajt pas orës 18:00, Kuvendit iu procedua me urgjencë propozimi për miratimin e vazhdimit të mandatit të këtij misioni ndërkombëtar edhe për dy vitet e ardhshme.

Vendimi u mor në një mbledhje që Qeveria e mbajti dje pas orës 18:00.