Zvogëlohen kompetencat e EULEX-it

Aktuale June 13, 2016 - 20:51

Misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, do t’i tkurret mandati.

Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka pësuar disa ndryshime.

Burimet të RTK-së, kanë thënë se me këtë ndryshim parashihet se këtij misioni i pamundësohet që të hapë raste të reja për krimet e luftës dhe korrupsionit, para se ato t’i fillojë prokuroria e shtetit.

LEXO EDHE: Qeveria procedon në Kuvend vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Ky ndryshim është vendosur, edhe pse Brukseli nuk ka kthyer letër institucioneve të Kosovës.

Vendimi për vazhdimin ose jo të EULEX-it merret në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.