Mblidhet Qeveria e Kosovës, diskuton mandatin e EULEX-it

Aktuale June 13, 2016 - 17:53

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se do të mblidhet sot në orën 18:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Burime të lajmi.net thonë se pas takimit të krerëve më të lartë të shtetit, presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, qeveri do të mblidhet për të dërguar urgjentisht në Kuvend marrëveshjen BE-Kosovë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.