Mandati i EULEX-it duhet të vazhdohet më së largu deri më 15 qershor në ora 24:00

Aktuale June 13, 2016 - 08:52
Burime të Lajmi.net thonë se marrëveshja apo vazhdimi duhet te votohet në Kuvend me së largu deri më 14 qershor, sepse me datën 15 në orën 24:00 Kosovën duhet ta zë me një vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Bashkimi Evropian pret që marrëveshja ndërmjet tyre dhe Qeverisë së Kosovës të ratifikohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës.

Pas këmbimit të letrave në mes të presidentit Thaçi dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së, Mogherini, misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Qeveria e Kosovës ia vazhdoi mandatin edhe për dy vjet me mundësi vazhdimi deri në 8 vjet.

Burime të Lajmi.net thonë se marrëveshja apo vazhdimi duhet te votohet në Kuvend me së largu deri më 14 qershor, sepse me datën 15 në orën 24:00 Kosovën duhet ta zë me një vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Por, për analistët vazhdimi i mandatit të EULEX-it po bëhet për arsye politike, përkundër se do të duhej të fuqizohej në fushën e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/