Të mërkurën protestohet në Prizren, kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës dhe dy ministrave

Aktuale June 11, 2016 - 14:02

Të mërkurën në Prizren me organizim të 10 organizatave jo qeveritare (Autostrada Biennale, DokuFest, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Legatum, Fondacioni Lumbardhi, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Institute for Sustainable Development of Youth, Instituti Demokratik i Kosovës, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare, X40 – 40 Bunar) do të organizohet një protestë.

Protesta organizohet për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçare, Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren.

Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë.

LEXO EDHE:EULEX do të mbetët pa shef

Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12"00 (mesditë).