Mustafa: 10 Qershori datë historike për Kosovën

Aktuale June 10, 2016 - 18:45

Kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar Lidhjen e Prizrenit, kështu duke quar lartë themeluesit e kësaj lidhjeje.

Mustafa në statusin e tij në ‘Facebook’, tha se qytetarët e Kosovës sot janë më të lirë se kurrë krejt falë patriotëve të shumtë.

Ai tutje ka kujtuar edhe 10 qershorin e vitit 1999 ku forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

LEXO EDHE : Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira

Postimi i Mustafës:  

10 Qershori shënon dy ngjarje shumë të rëndësishme për popullin shqiptar dhe historinë e re të Kosovës.

Më 10 qershor 1878 në Prizren, patriotët nga mbarë viset shqiptare krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila bashkoi popullin shqiptar në luftën shumëshekullore për liri.

Një shekull më vonë, 10 qershori 1999 shënon nisjen e tërheqjes së trupave okupatore dhe fillimin e fundit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

Lëvizja gjithëpopullore paqësore, lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve tanë euroatlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e epokës së krijimit të shtetit.

Sot, Kosova është Republikë e pavarur, e njohur nga në shumë se gjysma e vendeve të botës, me procese të avancuara eurointegruese, pjesë e organizmave të shumta ndërkombëtare politike, ekonomike e sportive.

Qytetarët e Kosovës sot, janë më të vendosur se kurrë, që në partneritet me SHBA-të dhe vendet e BE-së, ta bëjnë Kosovën shtet të denjë të familjes evropiane, pjesë të NATO-s dhe të zhvilluar ekonomikisht.