Fillon sigurimi i objekteve të vjetra në Prizren (FOTO)

Aktuale June 10, 2016 - 15:09

Objektet të cilat janë të mbrojtura me ligj si objekte të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit kanë filluar që të sigurohen nga kuvendi komunal, kjo për shkak se gjendja në të cilën ndodhën këto objekte përbën rrezik të madh për qytetarët, shkruan "Zeri.info".

Aksioni për sigurimin e objekteve të vjetra është ndërmarrë pas rrëzimit të një shtëpie në rrugën “Marin Barleti”, në Qendren Historike Prizrenit, ku dhe kishte vdekur një vajzë tre vjeçare. /ZERI