Kryeziu për tragjedinë e Prizrenit: Të dorëhiqen Muja, Shala dhe Agani

Aktuale June 09, 2016 - 18:38

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vdekja e trevjeçares Xheneta Gashi është rrjedhojë e papërgjegjësisë së institucioneve të cilat duhet të merreshin me restaurimin e zonës historike në Prizren, njofton Klan Kosova.

“Ministria e Kulturës dhe e Ambientit kanë përgjegjësi për restaurimin, kurse Komuna e Prizrenit ka përgjegjësi për lëvizjen e lirë dhe sigurinë në këtë vend”.

Ai ka deklaruar se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, do të duhej të dorëiqej, si edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ai i Planifikimit Hapësinore, Ferid Agani.

“Ne kemi një kryetar që do doja të jepte dorëheqje, gjithashtu dorëheqje duhet të jap edhe ministri Shala dhe Agani. Politika nuk është vetëm ligje, por është kulturë është etikë është sjellje. Kryetari i komunës nuk e ka parë të udhës as një ngushëllim t’i shpreh familjes. Ne i kemi votuar të kenë përgjegjësi. Komuna ka përgjegjësi për të garantuar lëvizjen e lirë”.