IBCM mbajti konferencën për të rinjë që eksploron zgjidhjet e suksesit të botës reale

Aktuale June 09, 2016 - 18:17

 Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë ka mbajtur konferencën e parë interaktive dhe të udhëhequr nga të rinjtë.

Ngjarja ka bashkuar mëse 110 të rinjë, ekspertë rajonal dhe ndërkombëtarë, partnerë si dhe përfaqësues nga sektori privat dhe publik, si dhe nga akademia nga e tërë Kosova. Formati i konferencës ka inkurajuar këmbimin e mësimnxënies përmes rrëfimeve si dhe përvojave nga bota reale.

Këto diskutime kanë prodhuar disa këshilla për të rinjtë që dëshirojnë të planifikojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre të ardhshme: Fitoni sa më shumë përvojë që mundeni- përmes punës, praktikës apo qoftë edhe vetëm përmes bisedave me ekspertët dhe profesionistët në fushën tuaj. Lidhjet, jo nepotizmi janë një avantazh i madh për ndërmarrësit. Këmbëngulja është gjëja kryesore që qon në sukses eventual- ju mund të rrëzoheni shumë herë, por ngrituni dhe provoni prapë! Kjo konferencë e udhëhequr nga të rinjtë, që është e llojit të parë në Mitrovicë, është inicuar që nga fillimi nga studentët dhe të diplomuarit e IBCM-së, që e kanë zhvilluar, koordinuar si dhe moderuar ngjarjen.

IBCM është krenar që ka ftuar si pjesë të panelit Venhar Tmavën i diplomuar në IBCM për të ndarë përvojën e tij rreth themelimit të biznesit pas diplomimit. Kjo reflekton punën që bëhet nga IBCM për të promovuar mendimin inovativ si dhe për të zhvilluar aftësitë e botës reale krahas studimit teorik. Përmes ngjarjeve sikurse Inovacionet e Mitrovicës 2016: Zbulimi i Potencialit të të Rinjëve, si dhe internshipeve obligative që studentët përfundojnë si pjesë të studimeve të tyre, studentë tanë fitojnë një pasqyrë të botës reale të punës, dhe janë të pajisur me veglat që ju nevojiten për të gjetur një punë apo për të krijuar mundësinë e tyre.

IBCM do të përdor rezultatet e kësaj konference për të prodhuar një udhëzues për të rinjtë në Kosovë, që përmbanë këshilla, vegla, si dhe inspirim për të planifikuar rrugëtimin e karrierës në të ardhmen.

Charlene Miller, Drejtoreshë e IBCM-së, shtoi: “Konferenca e parë Inovacionet e Mitrovicës e udhëhequr plotësisht nga studentët dhe të rinjtë ka qenë një sukses i madh. Ne jemi shumë krenarë me studentët dhe të diplomuarit tanë, që e kanë bërë të mundshme këtë ngjarje. Ne gjithashtu falenderojmë edhe panelistët tanë për kontributin e çmueshëm dhe inspirues, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë ngjarje unike. Në IBCM, jemi krenar që prodhojmë të diplomuar inovativ dhe kreativ, dhe shpresojmë që kjo konferencë do të ju ndihmoj atyre të planifikojnë dhe të zhvillojnë karriera të shkëlqyeshme në të ardhmen.”

Arbenita Zeneli, studente e IBCM-së dhe moderatore e konferencës, tha: “Puna në ekip me studentët dhe të diplomuarit e IBCM-së rreth kësaj konference ka qenë e jashtëzakonshme, si dhe përvojë sfiduese njëkohësisht, dhe ky është një shembull i qartë se si ne jemi në gjendje të zhvillojmë aftësitë tona profesionale si dhe besimin si studentë të IBCM-së. Kam qenë e impresionuar me dedikimin e kolegëve të mi, dhe mendoj që rezultati ka qenë një ngjarje inspiruese dhe profesionale”.

Drita Kadriu, Drejtoreshë e Arsimit të Lartë në MAShT, e cila i’u adresua konferencës, deklaroi: “IBCM është modeli i përkryer për lidhje të teorisë dhe praktikës në arsim. Në MAShT, po shikojmë mundësitë se si të inkorporojmë këtë model në strategjinë për shkollimin e lartë”.

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë ose IBCM, është fondacion joprofitabil i regjistruar ndërkombëtarisht nën ombrellën e organizatës holandeze ‘SPARK’. IBCM financohet nga qeveritë e Suedisë, Danimarkës, Holandës, Zvicrës, Bashkimit Europian si dhe Mbretërisë së Bashkuar. Si rezultat i lidhjeve të forta në Europë, programet e IBCM-së janë të dizajnuara për të ju përgatitur për çfarëdo karriere që planifikoni për veten- si lokalisht ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Image