Veseli e Hoxhaj takojnë Albert Rohan në Vjenë

Aktuale June 05, 2016 - 20:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili së bashku me një delegacion nga Kosova po qëndron në Vjenë, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn, sot takuan ish-zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, transmeton “zeri.info”.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjatë takimit me Rohanin, kanë biseduar për të arriturat dhe sfidat e Kosovës, përcjell “zeri.info”.

Postimi i plotë i Veselit:

Gjithnjë kënaqësi të takosh miqtë e Kosovës të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e saj.

Së bashku me ministrin Hoxhaj, në mbrëmje takuam në Vjenë ish zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me të cilin bashkëbiseduam për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat që na presin.

Si elitë politike e Kosovës e kemi obligim t'i nderojmë dhe mos t'i harrojmë miqtë. K.V.

Image