Veseli: Nderimi i Kadaresë në Francë - krenari për ne, vlerë për botën

Aktuale May 30, 2016 - 22:42

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka falënderuar presidentin francez Françoise Hollande për dekorimin më të lartë që Franca i dhuroi Ismail Kadaresë, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, transmeton “zeri.info”.

LEXO EDHE: Nderohet ‘Komandant’ Kadare: Shkrimtari shqiptar vlerësohet nga François Hollande (Video)

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dhënia e këtij titulli nga presidenti francez është krenari për ne dhe vlerë për botën, përcjell “zeri.info”.

Postimi i plotë i Veselit:

Gjenialiteti i Ismail Kadaresë në letërsinë botërore, njihet që moti, botërisht. Ai është prijëtar yni në letërsisë bashkëkohore.

Sot, dhënia e titullit "Komandant i Legjionit të Nderit" nga presidenti francez Françoise Hollande, është krenari për ne, është vlerë për botën. K.V.