Defekt në avionin qeveritar, Ivanov udhëton me aeroplan komercial

Aktuale May 30, 2016 - 22:31

Aeroplani qeveritar i Maqedonisë, me të cilin presidenti Gjorge Ivanov udhëtoi në Sarajevë për në takimin e liderëve të Procesit Bërdo-Brioni, për shkak të problemeve teknike, të konstatuara gjatë kontrollit të rregullt do të qëndrojë në Bosnje-Hercegovinë, ndërkohë që presidenti do të kthehet me fluturim komercial në Shkup.

“Avioni duhej të nisej Sarajeva në orën 10:00. Fluturimi nuk është realizuar pas verifikimit të sistemeve të aeroplanit, ku është vërejtur defekt i një prej invertorëve, i cili shndërron energjinë elektrike nga 24 në 115 volt”, deklaroi drejtori i Shërbimit Qeveritar, Vase Donevski.

Donevski thotë se ka kontaktuar me servisin e autorizuar për mënjanimin e defektit.

Nga kabineti i presidentit Ivanov thanë se ai do të kthehet nga Sarajeva për në Shkup, nëpërmjet Stambollit, me një fluturim komercial. /MIA/