Nisen për pushime në plazhin e Durrësit, por çifti kthehet mbrapsht i tmerruar (Fotot)

Aktuale May 30, 2016 - 22:29

Kanë marrë rrugën nga Kosova për të kaluar një fundjavë ndryshe, por rruga u ka shkuar kot! Kjo i ka ndodhur një çifti nga Kosova, të cilët erdhën këtë fundjavë në Durrës për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Por, ajo nuk ka rezultuar aspak e tillë. Kështu, në bregdet ata kanë gjetur kafshë të ngordhura, duke bërë që të mos e shijojnë aspak detin nga frika e ndonjë infeksioni.

Pamje këto që duhet t'i shohin të gjithë pushtetarët dhe vetëm atëherë mund të "krenohen" dhe të flenë të qetë se sezoni turistik është "i gatshëm" të hapet për të mirëpritur qindra mijëra turistë!

"Durresi 28.05.2016. Me saksisht ne plazhin te shkembi i kavajes. Gjate vikendit (Fundjaves) kem per vizite ne durres dhe hasem ne kafsh te tilla e cila dyshohet te jete Dele ose Kal i vogel i mbytur dhe kalbur, kurse llojin e peshkut se di, mirepo ka qene mbi 10kg dhe mjaft i madhe dhe ka ikur vikendi pa u lare ne deti fare per arsye siq shihet ne foto. kjo eshte nje vrejtje per qeverine shqiptare dhe ministrine e turizmit. Le ta shofin me argumente se si e shef nje kosovar (nje turist) bregdetin shqipetar.", shkruan "Jeta osh qef"

Image
Image
Image