Arkitektët nga Kosova, fitues të projektit për ndërtimin e shtëpisë publike në Gjermani (Foto)

Aktuale May 30, 2016 - 22:21

“INNARCH” është firma nga Prishtina, e cila ka bërë projektin e një shtëpie publike në Hamburg të Gjermanisë, respektivisht në pjesën më të njohur të quajtur “Saint Paul”.

Visar Geci, një nga arkitektët e këtij projekti, ka theksuar se kjo shtëpi publike quhet “Paradise” dhe se është projektuar nga ekipi prej katër kosovarëve, duke u inspiruar nga shtëpia e super-heroit “Superman”.

Ai ka theksuar për Telegrafin se projekti, pasi është prezantuar, është aprovuar prej investitorit, duke shtuar se projektimi ka zgjatur tre muaj.

“Tash fillojmë fazën e ndërtimit. Komplet konstruksioni do të prodhohet në Kosovë. Në Gjermani vetëm do të montohet”, ka theksuar Geci.

Sipas tij, një nga parakushtet për ta fituar projektin ka qenë që konstruksioni të ta japë ndjesinë e emrit që e ka shtëpia publike.

“Tjetër parakusht ka qenë që korridori i kësaj shtëpie publike të jetë i gjatë, që klientëve t’ju bëhet sa më interesanet hyrja. Që të pranohet projekti i bërë nga kompania jonë, është dashur që konstruksioni të duket dominant dhe të dallohet nga të gjitha shtëpitë tjera publike, të cilat ndodhen në afërsi të ‘Paradise’”, ka thënë ai.

“Ideja dhe materiali do të eksportohen nga Kosova atje”, ka shtuar Geci. /Telegrafi/

Image