Çdo propozim i PDK-së për ministra të rinj, i pranueshëm për Mustafën (Video)

Aktuale May 30, 2016 - 20:32

Koalicioni qeverisës në vend është unik, ndërsa boshllëqet e krijuara pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president shpejt do të kompensohen.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu, pa dhënë ndonjë datë të përafërt se kur mund të ndodhë kjo.

E tëra, sipas tij, varet nga propozimet konkrete që pritet të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës te kryeministri Isa Mustafa, raporton transmetuesi publik.

E për Mustafën, sipas tij, çdo propozim i partnerit qeverisës do të jetë i pranueshëm, duke demantuar shkrimet në media se Gani Koci, si i përfolur për Ministër të Drejtësisë, është i papranueshëm për të parin e ekzekutivit. /Express/