Xharra i reagon Selimit: Je rreshtuar politikisht krah një partie që promovon radikalizmin islam

Aktuale May 30, 2016 - 19:56

Kryeredaktorja e gazetës Zëri, Arbana Xharra, ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, pasi ky i fundit ka vlerësuar se shkrimi i gazetës New York Times për ekstremizmin në Kosovë nuk paraqet realitetin e Kosovës, por vetëm një pjesë të vogël të tij.

Xharra ka shkruar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” se Selimi është rreshtuar politikisht krah një partie që e ka promovuar në menyrë të konsiderueshme radikalizmin islam, dhe ka thënë se ai, duke qenë shërbim i këtij subjekti politik, po mbron pozicione që as vetë nuk beson ne to.

"Është turp për Petritin, kozmopolitatin dhe benjaminin e Qeverisë, që rrin komod në një kabinet qeverisës, me ministra që e shërojnë homoseksualizmin me libra të shenjtë. Është turp për të, që i takon një subjekti politik, që ka shkaktuar precedane të rrezikshme politike, duke i futur në Kuvendin e Kosoves, njerëz që për Kryeheroin e shqiptarëve, Skënderbeun, kanë vetëm fjalë të këqija.  Pra, ky ishte kontributi i tij dhe i kësaj qeverie për luftimin e ekstremizimit", ka shkruar.

Postimi i plotë i Xharrës:

Per Petrit Selimin:

- Sigurisht qe gjeja e fundit qe do te doja eshte qe te perfshihem ne nje debat te tille, me Petritin, te cilin ne kete drejtim, parimisht, do ta kisha konsideruar aleat. Mirepo, rreshtimi i tij politik, krah nje partie qe e ka promovuar ne menyre te konsiderueshme radikalizmin islam, edhe Petriti, duke qene sherbim i ketij subjekti politik, po mbron pozicione qe as vete nuk beson ne to. Ai paska ciceru, duke thene "turp per Arbanen dhe Artanin (Haraqine)". Eshte turp per Petritin, kozmopolitatin dhe benjaminin e Qeverise, qe rrin komod ne nje kabinet qeverises, me ministra qe e sherojne homoseksualizmin me libra te shtenjte. Eshte turp per te, qe i takon nje subjekti politik, qe ka shkaktuar precedane te rrezikshme politike, duke i futur ne Kuvendin e Kosoves, njerez qe per Kryeheroin e shqiptareve, Skenderbeun, kane vetem fjale te keqija.

Pra, ky ishte kontributi i tij dhe i kesaj qeverie per luftimin e ekstremizimit. Nen kete qeveri, pjese e se ciles eshte edhe Petriti, shkuan mbi 300 veta te marrin pjese ne luftera fetare. Njerezit qe i rekrutuan keta te rinj, kane qene, dhe vazhdojne te jane perkrahes politik te PDK'se. Keta njerez, keta imam radikal, vazhdojne te mbledhin vota per PDK'ne, sa here qe keta kane nevoje.

E kam degjuar Petritin te permend diplomat te huaj sa here ka nevoje personale. Diplomatet kete detyre e kane. Radikalizimi dhe ekstremizimi duhet ta luftojme pervete e jo per raporte te huja. E ti preokupim 24 oresh e ke, mos ndonje raport nuk po te del mire. E ne te dy kemi nje dallim: ti kujdesesh per imazh e une raportoj per permbajtje!