Mediat serbe: Kolinda puthi Thaçin, Nikoliqit i dha vetëm dorën

Aktuale May 29, 2016 - 20:31

Marrëdhëniet Serbi-Kroaci vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Kroacia është akuzuar nga Serbia se po e bllokon atë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje janë reflektuar edhe në Sarajevë, në Samitin Brdo-Brijuni, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

LEXO EDHE: Thaçi: E kaluara e hidhur, nuk duhet ta helmojë të ardhmen

Mediat serbe kanë shkruar se si presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka treguar afri më të madhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin është parë duke e puthur, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe ajo është përshëndetur me presidentin serb, Tomislav Nikoliq, të cilit i ka dhënë vetëm dorën. /Express/

Image