Thaçi: E kaluara e hidhur, nuk duhet ta helmojë të ardhmen

Aktuale May 29, 2016 - 20:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur sot lule pranë monumentit për 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës.

Me këtë rast, i pari i shtetit të Kosovës ka dhënë edhe një mesazh, transmeton “zeri.info”.

Image

“E kaluara e hidhur i takon historisë. Ajo nuk duhet të helmojë të ardhmen e popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

LEXO EDHE: Thaçi: Bashkëpunimi rajonal, ndihmë për anëtarësim në NATO dhe BE

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, vendosa lule te monumenti i ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti për mbi 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës.

E kaluara e hidhur i takon historisë. Ajo nuk duhet të helmojë të ardhmen e popujve dhe shteteve tona. HTH

Image