Haradinaj: Familja Gërvalla është emblematike

Aktuale May 29, 2016 - 18:44

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë sot në zbulimin e Pllakës Memoriale përkujtimore të dëshmorëve të Kombit në fshati Kryshec të Pejës, ka thënë se emrat e familjes Gërvalla që ndër breza ranë për lirinë e dheut, sot janë skalitur në pllakë.

LEXO EDHE: Thaçi: Koha për ndërtimin e besimit mes popujve të Ballkanit

Në një postim në profilin e tij zyrtar nw rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se simbolika e zbuluar sot, kujton veprën e madhe të Gërvallëve ndër breza.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Emrat e Gërvallajve që ndër breza ranë për lirinë e atdheut, sot janë të skalitur në Pllakën Memoriale në Kryshec të Pejës!

Unë pata nderin të jem pjesë e kësaj simbolike, që është një mundësi më shumë, për ta kujtuar vepren e madhe të "Gërvallajve ndër breza", që këtë familje e kanë shndërruar në emblematike.

Lavdi!