Teknologjia, rol kyç në parandalimin e konflikteve

Aktuale May 29, 2016 - 15:37

Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Tiranë, Jan Arild Ellingsen përfaqësues për aktivitetet a tanishme dhe të ardhme për Zhvillimin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë vlerësoi rolin e teknologjisë, qoftë në mbledhjen e informacioneve sekrete por edhe në parandalimin e sulmeve terroriste etj.

Ai tha se “duhet të jemi më të mirë në teknologji e shkencë”.

Nga ana e tij, Philippe Vitel raportuesi i Francës në prezantimin e raportit tha se “ka rëndësi të ndajmë inteligjencë në shkallë botërore”. “IT do të na ndihmojë jo vetëm në përpunimin e informacionit me vëllim, por edhe do të shpëtohen jetë në kohë”, shtoi ai.

Sipas tij, lufta moderne varet nga mënyra sesi pengojmë rreziqet përmes teknologjisë.

Ai dha të dhëna rreth shteteve të ndryshme të NATO-s mbi blerjet për mjetet ajrore me sistem ISR.