Mustafa: Gati jetësimi i projektit BOREA në qytetin e Pejës (FOTO)

Aktuale May 24, 2016 - 18:56

Kryeministri Isa Mustafa në llogarinë e vet të Facebooku ka njoftuar se ka janë vënë bazat për realizimin projektit Borea në qytetin Pejës.

Janë vënë bazat për jetësimin e projekti BOREA në qytetin e Pejës, ka shkruar Mustafa në Facebook. Ky projekt, ka thënë ai, do ta rikthejë Pejën në hartën e vendeve me interes të veçantë për ta vizituar.

LEXO EDHE: Diskutohet për ndryshimin e ligjit për të huaj

“Janë vënë bazat për jetësimin e projektit BOREA në qytetin e Pejës. Ky projekt do ta rikthej Pejën në hartën e vendeve me interes të veçant për ta vizituar. Uroj Komunën e Pejës dhe Kryetarin Muhaxheri për punën dhe angazhimin e palodhshëm për të arritur realizimin e këtij projekti që do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi ekonomik, sidomos në industrinë e turizmit, për të cilën, Peja gjithmonë ka pasur traditë”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa këtë njoftim e ka bërë përmes asaj që ai në facebook i quan “fakte të javës” për punën e Qeverisë së tij.

Projekti "Borea" do të kushtojë 50 milionë euro.